• e hënë, 23 dhjetor 2024

Takim i Pendarovskit me Vadefull, zëvendëskryetar i grupit parlamentar të CDU/CSU dhe shef i delegacionit gjerman në Asamblenë Parlamentare të NATO-s

Takim i Pendarovskit me Vadefull, zëvendëskryetar i grupit parlamentar të CDU/CSU dhe shef i delegacionit gjerman në Asamblenë Parlamentare të NATO-s

Shkup, 2 nëntor 2023 (MIA) - Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski sot e ka pritur Johan Vadefull, zëvendës kryetar i grupit parlamentar të CDU/CSU dhe shef i delegacionit gjerman në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

Ngjarjet aktuale politike në vend në kontekst të aspiratave të Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në Bashkimin Evropian, si dhe situata në rajonin më të gjerë, ishin temat për të cilat kanë biseduar Pendarovski dhe Vadefull, njoftuan nga Kabineti i presidentit të shtetit. 

Në atë kontekst, presidenti Pendarovski ka shprehur pritshmëri për mbështetjen e mëtutjshme të fuqishme për procesin e anëtarësimit drejt Bashkimit Evropian dhe ka theksuar se përshpejtimi i proceseve integruese është në interes të stabilitetit politik, të sigurisë dhe ekonomik të gjithë rajonit dhe të kontinentit evropian.

"Presidenti Pendarovski dhe Vadefull e theksuan nevojën e zbatimit të reformave të nevojshme thelbësore në të gjitha sferat me rëndësi për zhvillim të pandërprerë të bisedimeve për anëtarësim. Në takim u fol edhe për marrëdhëniet dypalëshe mes Maqedonisë së Veriut dhe Gjermanisë dhe partneritetit në NATO, me çka ishte konstatuar se të dyja shtetet në vazhdimësi ndërtojnë marrëdhënie miqësore dhe partneriteti dhe realizojnë dialog politik intensiv", thuhet në kumtesën e kabinetit të Pendarovskit. fc/

Fotografia: Kabineti i presidentit të shtetit Stevo Pendarovski

QËNDRONI TË LIDHUR