• e martë, 24 dhjetor 2024

Takim i përfaqësuesve të Asociacionit të tv stacioneve tokësore kombëtare me ministrin Andonovski

Takim i përfaqësuesve të Asociacionit të tv stacioneve tokësore kombëtare me ministrin Andonovski

Shkup, 24 qershor 2024 (MIA) - Përfaqësuesit e Asociacionit të tv stacioneve tokësore kombëtare, AMM, kanë zhvilluar takim me ministrin resor për transformim digjital, Stefan Andonovski, ku kanë biseduar për gjendjen dhe sfidat në sferën mediatike.

"Si shtëpitë mediale më të mëdha dhe më me ndikim në Maqedoni, i sollëm ministrit gjendjen e tregut mediatik, i cili po përballet me sfida të mëdha, por edhe mosrespektim të ndryshimeve të fundit të Ligjit për ASHMAA, neni 141 dhe 141a, që do të thotë se tv stacionet kombëtare po çojnë në një situatë të pabarabartë dhe të varur. Përmes shembujve plastikë, ministrit Andonovski e njohëm me problemin e piraterisë së shfrenuar televizive të programeve tona, si dhe programet e huaja televizive, si dhe me rregullatorën pamjaftueshëm të specifikuar të mediave plot me palogjikshmëri juridike", thuhet në kumtesën e AMM pas takimit me ministrin Andonovski.

Në takim përfaqësuesit e AMM-së theksuan se “Maqedonia, Mali i Zi dhe Bosnja janë vendet e fundit në Evropë ku shumica e operatorëve kabllorë marrin përsipër programet televizive dhe ua shesin teleshikuesve, pa i paguar televizioneve një kompensim të caktuar.

Kjo praktikë e tyre, thonë nga AMM-ja, bie ndesh me postulatet bazë të biznesit, por në të njëjtën kohë shkel disa ligje që janë mjaft strikte ndaj atyre që nuk respektojnë dispozitat e tyre.

"Njoftojmë opinionin publik se nëse ky kabinet i ministrisë sonë resor, siç ishte rasti me ato të mëparshmet, nuk na ofron kushtet elementare për punën e kompanive tona mediatike brenda një afati të arsyeshëm ligjor, do të detyrohemi të marrim hapat e duhur", theksojnë nga Asociacioni i tv stacioneve tokësore kombëtare. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR