• e hënë, 23 dhjetor 2024

Takim i Mucunskit me Agelerin: Konfirmohet vazhdimësia në bashkëpunimin strategjik

Takim i Mucunskit me Agelerin: Konfirmohet vazhdimësia në bashkëpunimin strategjik

Shkup, 27 qershor 2024 (MIA) - Shefi i diplomacisë Timço Mucunski sot në hapësirat e Ministrisë së Punëve të Jashtme, realizoi takim pune me ambasadoren e SHBA-së, Anxhela Ageler.

"Në takim u konfirmua vendosmëria strategjike e Qeverisë për zbatimin e angazhimeve të reformës, në drejtim të përshpejtimit të procesit të integrimit evropian, ndërsa theksuam mbështetjen që SHBA jep për avancimin e zhvillimit demokratik dhe forcimin e luftës kundër krimit dhe korrupsionit", ka shkruar ministri Mucunski në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Fejsbuk.

Në takim, theksohet, është konfirmuar përkushtimi dhe përpjekja për zhvillim të mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimit në pajtim me Dialogun strategjik me SHBA-në.

"Si partnerë strategjikë dhe aleatë në aleancën e NATO-s dhe në kontekstin aktual gjeopolitik, ne qëndrojmë të bashkuar në mbrojtje të vlerave që ndajmë", thuhet në postimin në FB të Ministrit të Punëve të Jashtme Mucunski. sa/

Foto: Timço Mucunski fb

QËNDRONI TË LIDHUR