• e diel, 29 shtator 2024

Takim i ministrit Toshkovski me përfaqësues të sindikatave të policisë

Takim i ministrit Toshkovski me përfaqësues të sindikatave të policisë

Shkup, 2 shkurt 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot realizoi takim pune me përfaqësues të Sindikatës së Policisë së Maqedonisë, të Sindikatës së Pavarur të Policisë dhe të Sindikatës së Policisë së Maqedonisë, kumtuan nga MPB-ja.

Në takimet, ministri Toshkovski u shpreh i hapur për bashkëpunim me të gjitha sindikatat dhe theksoi se si ministër ka synime të ndershme dhe të sinqerta për të përmirësuar punën e Ministrisë në tërësi dhe në atë drejtim do të jetë partner i sindikatave me qëllim forcimin e dinjitetit të punonjësve të policisë të cilët duhet të jenë shërbim të qytetarëve dhe garantues i sigurisë së shtetit.

"Poashtu, ministri kërkoi nga sindikatat që brenda mundësive të tyre të ndihmojnë në tejkalimin e sfidave që kanë të bëjnë me krizën e krijuar në pjesën e dhënies së dokumenteve personale, kurse nga ana e tij ai do të ndërmarrë të gjitha masat dhe aktivitetet në kuadër të mundësive ligjore në mënyrë për të ofruar një shpërblim për ata punonjës që do të shprehin dëshirën për të ndihmuar në tejkalimin e sfidave që lidhen me këtë proces"; shtohet në kumtesën e MPB-së.

Nga ana e drejtuesve, ministri u njoftua me strukturën dhe punën e sindikatave dhe shprehu mirënjohjen për ftesën për takim dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar dhe krijuar një marrëdhënie partneriteti me ministrin si për të përmirësuar kushtet dhe punën e Ministrisë. ls/

Foto: MPB

 


 

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR