• e enjte, 10 tetor 2024

Takim i ministrit të Mbrojtjes, Vllado Misajllovski me u.d. ambasadore e SHBA-së, Nikoll Varns

Takim i ministrit të Mbrojtjes, Vllado Misajllovski me u.d. ambasadore e SHBA-së, Nikoll Varns

Shkup, 14 gusht 2024 (MIA) - Ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski sot pati takim me u.d. ambasadore e SHBA-së, Nikoll Varns. Në takim, siç kumtoi Ministria e Mbrojtjes, u cek bashkëpunimi jashtëzakonisht i afërt - strategjik mes dy vendeve, me theks të posaçëm në bashkëpunimin me Gardën nacionale të Vermontit.

U bisedua edhe për zhvillimin e Poligonit të Armatës Krivollak, në drejtim për t'u bërë një prej poligoneve më mira për trajnim për personelin ushtarak në Evropë dhe për aktivitetet e ardhshme stërvitore të të njejtin në vitin 2025, mes të cilave edhe Immediate Response pjesë e stërvitjes Defender Europe, ku do të marrë pjesë grupi i batalionit të lehtë këmbësorik.

Misajllovski i dëshiroi Varnsit mirëseardhje në vend dhe sukses në punë gjatë mandatit të saj. Njëherit u falënderua për mbështetjen më të madhe financiare për pajisje dhe modernizim të Armatës nga ana e SHBA-së gjatë tërë këtyre viteve, e cila tejkalon 300 milionë dollarë.

Në takim morën pjesë edhe u.d. zëvendës shef i misionit të SHBA-së, Dejvid Majers, atashe mbrojtës, koloneli Daniell Skuajers dhe shefi i zyres për bashkëpunim në mbrojtje, nënkoloneli Shon Rufallo. ab/

Foto: Ministria e Mbrojtjes

QËNDRONI TË LIDHUR