• e hënë, 23 dhjetor 2024

Takim i ministrit Nikolloski me drejtorin e Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve, Pandov

Takim i ministrit Nikolloski me drejtorin e Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve, Pandov

Shkup, 29 korrik 2024 (MIA) - Zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski sot ka relizuar takim me Aleksandar Pandov, drejtor i Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve, në të cilin është biseduar për fillimin e procedurave për ndërtimin e hapësirave të reja në INP Idrizovë.

"Projekti parashikon ndërtimin e një reparti të ri burgu për burra, një reparti të ri paraburgimi dhe ambiente të reja kuzhine dhe lavanterie. Ndërtimi i objekteve të reja është në vlerën 25 milionë euro, mjete të siguruara me mbështetjen e Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës. Ky vendim vjen pas rekomandimeve të shumta për modernizimin e reparteve të burgjeve dhe përmirësimin e kushteve për të dënuarit", njoftuan nga Ministria e Transportit.

Në kumtesë shtohet se Qeveria edhe në të ardhmen do t'i ndërmarrë të gjitha aktivitetet për përmirësimin e kushteve në burgje dhe për luftën kundër korrupsionit dhe dhunës në burgje.

Në kuadër të kompetencave të saja, Ministria e Transportit do t'i sigurojë të gjitha lejet administrative dhe ndërtimore për realizimin e këtij projekti kapital. fc/

Fotografia: Ministria e Transportit

 

QËNDRONI TË LIDHUR