• e hënë, 23 dhjetor 2024

Takim i ministrit Murtezani me ambasadorin italian Silvestri

Takim i ministrit Murtezani me ambasadorin italian Silvestri

Shkup, 15 korrik 2024 (MIA) - Mbështetja e Italisë është e rëndësisë së madhe, si dhe përforcimi i marrëdhënieve të partneritetit, ishte theksuar në takimin e sotëm të ministrit të Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani me ambasadorin e Republikës Italiane në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Andrea Silvestri.

Në takim, siç bënë të ditur nga Sekretariati i Çështjeve Evropiane, krahas marrëdhënieve të ndërsjella bilaterale, u diskutua edhe Plani i rritjes së Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor, qëllimi i të cilit është përshpejtimi i konvergjencës socio-ekonomike të rajonit në Bashkimin Evropian.

Ambasadori Silvestri theksoi se Italia do të vazhdojë të mbështes Maqedoninë e Veriut në rrugën evropian dhe theksoi gatishmëri për përforcimin e ndërsjellë të bashkëpunimit në të gjitha sferat e interesit të përbashkët për të dy vendet. fc/

Fotografia: SÇE

 

QËNDRONI TË LIDHUR