• e hënë, 23 dhjetor 2024

Takim i ministrit Murtezani me ambasadoren greke Filipidu

Takim i ministrit Murtezani me ambasadoren greke Filipidu

Shkup, 23 korrik 2024 (MIA) - Ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani, sot realizoi takim me ambasadoren e Greqisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Sofia Filipidu, në të cilën u diskutua për më shumë aspekte të marrëdhënieve bilaterale dhe situatën aktuale politike në rajon.

Siç njoftuan nga Ministria, theks i bisedës u vendos në Planin e rritjes së KE-së për BP, si dhe Agjendës reformuese që janë të rëndësishëm për nxitjen e reformave dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Bashkëbiseduesit gjithashtu diskutuan edhe për rëndësinë e implementimit të vazhdueshëm të Marrëveshjes së Prespës nga të dyja palët.

"Murtezani theksoi se Maqedonia e Veriut përkushtuar punon në përforcimin e marrëdhënieve me Greqinë, si NATO aleat dhe partner evropian. Ai nënvizoi rëndësinë e marrëdhënieve fqinjësore nën dritën e stabilitetit dhe progresit në rajon si dhe theksoi se vendi mbetet i përkushtuar në rrugën evropiane. Murtezani theksoi rëndësinë e mbështetjes së Greqisë për integrimin tonë evropian, duke shpresuar se të dyja palët do të vazhdojnë në mënyrë aktive të punojnë në arritjen e qëllimit, për anëtarësim në Bashkimin Evropian", thuhet në kmumtesë.

Ambasadorja Filipidu riafirmoi mbështetjen e saj për përpjekjet e vendit për integrim evropian, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit bilateral në fusha të ndryshme, veçanërisht në ato ekonomike dhe nismat rajonale.

Murtezani dhe Filipidu ranë dakord se thellimi i bashkëpunimit bilateral, me programet e Bashkimit Evropian që ofrojnë potencial të madh për intensifikimin e bashkëpunimit, lidhur me integrimin evropian në kuadër të TAIEX dhe Tuining si dhe programet INTERREG – IPA CBC, Programit transnacional INTERREG Ballkan-Mesdhetar është i rëndësisë thelbësore si për të dy vendet ashtu edhe për rajonin.

Foto: Ministria e Çështjeve Evropiane

QËNDRONI TË LIDHUR