• e shtunë, 12 tetor 2024

Takim i ministrit Murtezani dhe zvëvendësministres Trajkov me ambasadoren e Rumanisë Adella Monika Aksinte

Takim i ministrit Murtezani dhe zvëvendësministres Trajkov me ambasadoren e Rumanisë Adella Monika Aksinte

 Shkup, 11 shtator 2024 (MIA) - Ministri për Çështje Evropiane Orhan Murtezani sot së bashku me zëvenndësministren për Çështje Evropiane, Viktorija Trajkov,  mbajti takim me ambasadoren e Rumanisë në Maqedoninë e Veriut, Adella Monika Aksinte. Në qendër të bisedimeve ishin marrëdhëniet bilaterale, mbështetja e vazhdueshme e Rumanisë për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, agjenda reformuese në kontekst të Planit për rritjen e Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimorë dhe ngjarje tjera aktuale.

Murtezani, ashtu siç informojnë sot nga Ministria, falënderoi ambasadoren Aksinte për mbështetjen permanente të Rumanisë për proçesin tonë eurointegrues dhe për mbështetjen e zëshme të politikës së zgjërimit me BE-në, si me vendet e Ballkanit Perëndimorë, ashtu edhe me vendet prej partneritetit lindor.

Në takim, bashkëbiseduesit shprehën gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit me Rumaninë në zbatimin e reformave përmes shkëmbimit të përvojave në proçesin e negociatave. rq/

Foto: Ministria për Çështje Evropiane

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR