Takim i Ministrit Murtezani me Ambasadorin e Sllovakisë
- Ministri për Çështje Evropiane Orhan Murtezani sot u takua me Ambasadorin e Sllovakisë, Henrih Markush. Takimi, siç thonë nga Ministria për Çështje Evropiane, u mbajt në një atmosferë bashkëpunimi të ndërsjellë dhe marrëdhënieve miqësore mes të dyja vendeve, ndërsa temë kryesore i diksutimit ka qenë procesi i integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, ku u shkëmbyen mendime për sfidat aktuale dhe perspektivat e vendit në këtë kontekst.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 16:33, 10 janar, 2025

Shkup, 10 janar 2025 (MIA) - Ministri për Çështje Evropiane Orhan Murtezani sot u takua me Ambasadorin e Sllovakisë, Henrih Markush. Takimi, siç thonë nga Ministria për Çështje Evropiane, u mbajt në një atmosferë bashkëpunimi të ndërsjellë dhe marrëdhënieve miqësore mes të dyja vendeve, ndërsa temë kryesore i diksutimit ka qenë procesi i integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, ku u shkëmbyen mendime për sfidat aktuale dhe perspektivat e vendit në këtë kontekst.
Ministri Murtazani theksoi përkushtimin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut në zbatimin e reformave që janë me rëndësi thelbësore për përshpejtimin e procesit të integrimit.
Nga ana e Ambasadorit Markush u theksua mbështetja e Sllovakisë për aspiratat eurointegruese të Maqedonisë së Veriut, si dhe interesi për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale mes të dyja vendeve.
Ambasadori, gjithashtu theksoi se, Sllovakia ka një potencial të madh për bashkëpunim zhvillimorë dhe mbështetje për vendet në zhvillim dhe shprehu besimin se ka potencial të mirë për zgjerimin e bashkëpunimit bilateral në këtë drejtim.
Pasi që Maqedonia e Veriut është një nga rajonet partnere të SlovakAid, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, kjo krijon mundësi për një bashkëpunim më të thellë dhe të zgjeruar në nivel rajonal.
Në takim, poashtu u shqyrtuan mundësitë për një bashkëpunim më të intensifikuar në fusha të ndryshme me interes të përbashkët, me qëllim përmirësimin e mëtejshëm të lidhjeve mes Maqedonisë së Veriut dhe Sllovakisë.
Foto: Ministria për Çështje Evropiane