Takim i ministrit Mucunski me ministrin e shtetit për Çështje evropiane dhe mbrojtje të Irlandës, Tomas Birn
- Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sot zhvilloi takim me ministrin e shtetit për Çështje evropiane dhe mbrojtje të Irlandës, Tomas Birn.
- Post By Ramize Qamili
- 16:03, 30 korrik, 2025
Shkup, 30 korrik 2025 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sot zhvilloi takim me ministrin e shtetit për Çështje evropiane dhe mbrojtje të Irlandës, Tomas Birn.
Në takim, siç kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme u diskutua për perspektivën evropiane të vendit dhe angazhimin e vazhdueshëm ndaj procesit të reformave. Ministri Mucunski e theksoi vendosmërinë dhe angazhimin e qartë të Qeverisë drejt zbatimit të reformave. Pastaj, shprehu pritjen e tij që gjatë presidencës irlandeze me Këshillin e Bashkimit Evropian do të konfirmohet dhe konkretizohet mbështetja për procesin e zgjerimit.

Ministri Birn riafirmoi mbështetjen parimore, të zëshme dhe të vazhdueshme të Irlandës për integrimin evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke theksuar se kjo është një çështje strategjike dhe sigurie për të gjithë Bashkimin Evropian.

Në bisedë janë shqyrtuar edhe mundësitë e nxitjes së bashkëpunimit dypalësh, me fokus të veçantë në bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar. rq/
Foto: MPJdheTJ