• e premte, 05 dhjetor 2025

Takim i ministrit Mucunski me Mihael Rajfenshtuel nga MPJ gjermane

Takim i ministrit Mucunski me Mihael Rajfenshtuel nga MPJ gjermane

Shkup, 7 maj 2025 (MIA) – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski u takua me Mihael Rajfenshtuel, drejtor për Evropë Juglindore, Turqi, OSBE dhe Këshillin e Evropës në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë. 

Siç bënë të ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Mucunski dërgoi urime me rastin e zgjedhjes së Qeverisë së re gjermane, duke shprehur pritje se partneriteti strategjik dhe bashkëpunimi ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Gjermanisë do të vazhdojnë të zhvillohen me intensitet të përforcuar. 

“Gjatë kësaj ishte potencuar përkushtimi i përbashkët drejt realizimit të prioriteteve të përbashkëta, përfshirë edhe avancimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimit ekonomik”, bëhet e ditur në kumtesë. 

Ministri Mucunski shprehu mirënjohje për solidaritetin gjerman dhe mbështetjen pas zjarrit katastrofal në Koçan, si dhe për ndihmën e ofruar përmes Mekanizmit për Mbrojtje Civile të Bashkimit Evropian. 

Në takim bashkërisht ishte konfirmuar niveli i shkëlqyer i marrëdhënieve maqedonase-gjermane, të cilat karakterizohen me dialog të hapur politik dhe bashkëpunim aktiv në shumë sfera. 

“Ishte theksuar edhe rëndësia e mbështetjes së vazhdueshme gjermane të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut, si dhe përcaktimi i Qeverisë për zbatimin e reformave, edhe krahas të gjitha sfidave në rrugën drejt anëtarësimit të plotfuqishëm në Bashkimin Evropian”, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme. fc/

Foto: Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme. 

QËNDRONI TË LIDHUR