• e premte, 05 dhjetor 2025

Takim i ministrit Mucunski me kryetarin e Organizatës së Tregtisë së Jashtme të Japonisë - JETRO, Susumu Kataoka

Takim i ministrit Mucunski me kryetarin e Organizatës së Tregtisë së Jashtme të Japonisë - JETRO, Susumu Kataoka

 Shkup, 2 maj 2025 (MIA) - Në kuadër të vizitës së punës në Japoni, delegacioni qeveritar i kryesuar nga ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, u takua në Tokio me Susumu Kataoka, kryetar i Organizatës së Tregtisë së Jashtme të Japonisë (JETRO).

 

Siç bënë të ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, në fokus të takimit ishte bashkëpunimi aktual dhe mundësitë për thellimin e tij përmes aktiviteteve dhe iniciativave kon krete për të lidhur komunitetet e biznesit të të dy vendeve.

 

Ministri Mucunski theksoi se Japonia është një partner i rëndësishëm ekonomik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke shtuar se shteti ynë ofron kushte të shkëlqyera si një destinacion i qëndrueshëm dhe konkurrues për investime dhe bashkëpunim tregtar.

 Foto: MPJdheTJ

 

QËNDRONI TË LIDHUR