Takim i ministrit Mucunski me komisarin e lartë për pakicat kombëtare të OSBE-së, Kristof Kamp
- Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski në profilin e tij në Fejsbuk publikoi se sot ka zhvilluar takim me komisarin e lartë të pakicave kombëtare të OSBE-së, Kristof Kamp, i pari pas marrjes së detyrës.
- Post By Fami Bajrami
- 15:30, 23 prill, 2025

Shkup, 23 prill 2025 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski në profilin e tij në Fejsbuk publikoi se sot ka zhvilluar takim me komisarin e lartë të pakicave kombëtare të OSBE-së, Kristof Kamp, i pari pas marrjes së detyrës.
Në takim u theksua rëndësia e bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe angazhimi i Zyrës së komisarit të lartë.
"Së bashku arritëm në përfundimin se vendi ynë i përmbush në mënyrë të vazhdueshme detyrimet e përfshira në dokumentet fondamentale të OSBE-së. Njëkohësisht, iu referuam bashkëpunimit të suksesshëm të deritanishëm me Zyrën e cila ofron këshilla dhe ekspertizë për disa projekte të rëndësishme dhe shprehëm gatishmërinë për përmirësimin e mëtutjeshëm të tij me qëllim arritjen e përkushtimit të përbashkët - ndërtimin e bashkëjetesës, promovimin e integrimit dhe tolerancës ndëretnike, si dhe nxitjen e një shoqërie gjithëpërfshirëse dhe kohezive", publikoi Mucunski në Fejsbuk. rq/
Foto: Fejsbuku i ministrit Timço Mucunski