• e hënë, 23 dhjetor 2024

Takim i ministrit Misajllovsk me komandantin e Gardës Kombëtare të Vermontit, Gregori Najt

Takim i ministrit Misajllovsk me komandantin e Gardës Kombëtare të Vermontit, Gregori Najt

Shkup, 16 gusht 2024 (MIA) - Në prag të shënimit të Ditës së Armatës së Maqedonisë, sot ministri i Mbrojtjes Vllado Misajllovski realizoi takim me komandantin e Gradës kombëtare të Vermontit, gjeneral major Gregori Najt i cili është për vizitë në vendin tonë.

Gjatë takimit, siç kumtoi Ministria e Mbrojtjes, është diskutuar për partneritetin e deritanishëm dhe bashkëpunimin ndërmjet Armatës së Maqedonisë dhe Gardës kombëtare të Vermontit i cili zgjat më shumë se 30 vjet dhe për intensifikimin e tij në të ardhmen. 

"Trajnimet, , stërvitjet e përbashkëta, shkëmbimi i kadetëve mes dy akademive janë tregues i bashkëpunimit të shkëlqyer, domethënës për zhvillimin e mëtejshëm të pjesëtarëve të Armatës dhe Gardës Kombëtare të Vermontit, të cilët përveç shkëmbimit të përvojave dhe përvetësimit njohurive të reja, ndërtojnë marrëdhënie të forta", theksohet në kumtesën.

Në kuadër të vizitës së sotme, ministri Misajllovski dhe gjenerali Najt e  vizituan Qendrën operative kibernetike dhe Platformën e trajnimit Kibernetik në kuadër të Armatës, qëllimi i së cilës është sigurimi i mbrojtjes adekuate kibernetike. ls/

Foto: Ministria e Mbrojtjes 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR