• e diel, 22 dhjetor 2024

Takim i ministrit Durmishi me ambasadoren greke Filipidu

Takim i ministrit Durmishi me ambasadoren greke Filipidu

Shkup, 29 korrik 2024 (MIA) - Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi realizoi sot takim me ambasadoren e Republikës së Greqisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Sofia Filipidu, me të cilën ka biseduar për mundësitë e thellimit të shkëmbimit tregtar mes të dy vendeve. 

Siç bëri të ditur Ministria, Durmishi informoi ambasadoren për kompetencat e reja të Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës në përputhje me riorganizimin e institucioneve dhe theksoi se tani fokus më i madh do t'i kushtohet përmirësimit të klimës së biznesit për investitorët vendorë dhe të huaj dhe përmirësimit të tregut të punës.

"Ministri Durmishi tha se sipas të dhënave, Greqia renditet e pesta si një vend me të cilin Maqedonia e Veriut ka shkëmbimin më të madh tregtar, ndërsa për vetëm 10 vjet, që nga viti 2023, investimet e përgjithshme nga Greqia në Maqedoninë e Veriut arrijnë 445 milionë euro, që do të thotë se Greqia është një nga investitorët dhe partnerët tanë më të mëdhenj tregtarë", bëhet e ditur në kumtesë.

Ministri dhe ambasadorja ranë dakord se rritja e bashkëpunimit midis dy vendeve fqinje, thellimi i marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, do të sillte përparim dhe stabilitet në të gjithë rajonin, ndërsa përfitim do të kenë qytetarët e dy vendeve. fc/

Fotografia: Ministria e Ekonomisë dhe Punës

QËNDRONI TË LIDHUR