Takim i ministres Bozhinovska me përfaqësues të FMN-së
- Gjendjet vijues ekonomike dhe projeksionet e ardhshme në sektorin energjetik të vendit ishin temë e diskutimit në takimin e sotëm të ministres së Energjetikës, Minierave dhe Lëndëve të Para Minerale, Sanja Bozhinovska me përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), të kryesuara nga shefja e misionit Anet Kjobe.

Shkup, 19 shkurt 2025 (MIA) - Gjendjet vijues ekonomike dhe projeksionet e ardhshme në sektorin energjetik të vendit ishin temë e diskutimit në takimin e sotëm të ministres së Energjetikës, Minierave dhe Lëndëve të Para Minerale, Sanja Bozhinovska me përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), të kryesuara nga shefja e misionit Anet Kjobe.
Në takim, siç informojnë nga Kabineti i Bozhinovskës, ministrja e theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me institucionet financiare në procesin e tranzicionit energjetik dhe i theksoi përpjekjet e Ministrisë në zbatimin e reformave të orientuara drejt zhvillimit të qëndrueshëm të energjetikës, rritjes së efikasitetit energjetik dhe promovimit të burimeve ripërtëritëse të energjisë, si dhe Parku me erë, i cili siguron pjesë të rëndësishme nga energjia e gjelbër në vend, janë shembull për implementimin e burimeve të ripërërita. Ajo theksoi se këto aktivitete janë kyçe për rritje ekonomike dhe stabilitet të vendit.
Shefja e misionit të FMN-së, Anet Kjobe vlerësoi angazhimin e Ministrisë për zbatimin e reformave energjetike dhe shprehu mbështetjen për aktivitetet e mëtejshme. Ajo theksoi se FMN-ja do të vazhdojë të mbështesë vendin në përpjekjet e tij për të arritur një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.
Të dyja palët ranë dakord se forcimi i bashkëpunimit dypalësh dhe koordinimi ndërmjet institucioneve është kyç për adresimin e suksesshëm të sfidave energjetike dhe arritjen e synimeve strategjike në këtë fushë. mb/
Foto: Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Lëndëve të Para Minerale