• e premte, 14 qershor 2024

Takim i Mickoskit me Manuel Saracin, u theksua rëndësia e proceseve reformuese

Takim i Mickoskit me Manuel Saracin, u theksua rëndësia e proceseve reformuese

Shkup, 28 maj 2024 (MIA) - Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski së bashku me nënkryetarin Timço Mucunski dhe deputetët e anëtarët e KE-së Marija Miteva dhe Antonio Milloshovski realizuan takim me përfaqësuesin special të Republikës Federale të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Saracin.

"Në frymën e bashkëpunimit të shkëlqyer ishte edhe ky takim në të cilin u theksua vlera për proceset reformuese si dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Maqedonisë dhe Gjermanisë", thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

Mickoski, siç informojnë, në takim ka theksuar se përbërja e re parlamentare dhe qeveria e ardhshme do të jenë fuqishëm të përkushtuar në reforma dhe transformim. sa/

Foto: VMRO-DPMNE

QËNDRONI TË LIDHUR