• e hënë, 23 dhjetor 2024

Takim i liderëve nga Procesi Brdo - Brioni nesër në Shkup

Takim i liderëve nga Procesi Brdo - Brioni nesër në Shkup

Shkup, 10 shtator 2023 (MIA) - Presidenti Stevo Pendarovski nesër në Shkup do të jetë nikoqir i takimit të liderëve të vendeve pjesëmarrëse në Procesin Brdo-Brioni. Në takim, siç është paralajmëruar, do të marrin pjesë presidenti i Republikës së Kroacisë, Zoran Millanoviq dhe presidentja e Republikës së Sllovenisë, Natasha Pirc Musar, në rolin e bashkëorganizatorëve, si dhe presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, si dhe anëtarët e presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës: Zhelko Komshiq, Denis Beqiroviq dhe Zhelka Cvijanoviq.

Në fokus të takimit të sivjetshëm të liderëve të vendeve pjesëmarrëse në Procesin Brdo-Brioni në Shkup janë integrimi evropian, ndryshimet klimatike dhe emigracioni i të rinjve.

Procesi Brdo-Brioni u mbajt për herë të parë në vitin 2013 me iniciativë të përbashkët të presidentëve të Republikës së Sllovenisë dhe Republikës së Kroacisë, në Brdo afër Kranjit.

Qëllimi kryesor i procesit është integrimi i plotë i vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian, stabilizimi i situatës në Ballkanin Perëndimor përmes përforcimit të bashkëpunimit rajonal dhe zgjidhjen e çështjeve të hapura.

Udhëheqësit e vendeve të Procesit Brdo-Brioni takohen të paktën një herë në vit.

Në takimin e liderëve të vendeve pjesëmarrëse në Procesin Brdo-Brioni, që do të mbahet në hotelin “Hilton” në Shkup, janë akredituar 125 përfaqësues të mediave, 72 nga vendi ynë dhe 53 nga jashtë. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR