Takim i kryetarit të Kuvendit, Gashi, me ambasadorin italian, Silvestri
- - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, sot ka pritur për vizitë të lamtumirës ambasadorin e Republikës së Italisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Andrea Silvestri.
- Post By Fitore Curri
- 16:20, 5 dhjetor, 2024
Shkup, 5 dhjetor 2024 (MIA) - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, sot ka pritur për vizitë të lamtumirës ambasadorin e Republikës së Italisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Andrea Silvestri.
Siç bëri të ditur shërbimi për informim i Kuvendit, Gashi theksoi se "e vlerëson lart bashkëpunimin me Italinë mike, vend që është mbështetës i fuqishëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut në rrugën e integrimeve evropiane".
"Konstatoi se Kuvendi mbetet i përkushtuar për bashkëpunim të mirë dhe të vazhdueshëm me Ambasadën Italiane, me të njëjtën dinamikë si më parë. E theksoi kënaqësinë që këtë pranverë shënuam 30 vjet nga vendosja e marrëdhënieve tona diplomatike, të cilat karakterizohen nga marrëdhëniet tradicionalisht të mira dhe miqësore, me dialog aktiv politik dhe bashkëpunim dinamik sektorial", bëhet e ditur në kumtesë.
Ambasadori Silvestri shprehu "kënaqësi të veçantë për realizimin e mandatit të tij në vend, të cilin e vlerëson si përvojë të vlefshme profesionale nga vendi me karakter multietnik dhe pluralizëm të pasur në jetën politike".
"Të dy bashkëbiseduesit diskutuan për situatën aktuale, agjendën legjislative dhe hapat e ardhshëm në procesin e integrimit evropian të vendit dhe e konfirmuan përkushtimin për të kultivuar dhe zhvilluar kapacitetet demokratike të vendit. Në fund të takimit, Kryetari Gashi i uroi suksese ambasadorit në largim në angazhimet e tij të ardhshme profesionale, gjatë të cilave u shkëmbyen dhurata të rastit, si simboli i bashkëpunimit të suksesshëm dhe konstruktiv të deritanishëm", informoi Kuvendi. fc/
Fotografia: Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut