• e premte, 05 dhjetor 2025

Takim i kryetarit të komunës Qyra me drejtorin Kurt të TAV Maqedoni

Takim i kryetarit të komunës Qyra me drejtorin Kurt të TAV Maqedoni

Strugë, 25 nëntor 2025 (MIA) - Kryetari i komunës së Strugës, Mendi Qyra, sot e priti drejtorin e përgjithshëm të TAV Maqedoni, Nexhat Kurt. 

Në takim, siç kumtoi shërbimi për shtyp i komunës, është biseduar për sfidat e përbashkëta dhe mundësitë e lidhura me zhvillimin rajonal.

"Në takim u theksua vlera strategjike e Aeroportit të Ohrit, një pikë kyçe jo vetëm për zhvillimin lokal, por edhe për ekonominë kombëtare. Është biseduar për nevojën e integrimit më të madh dhe bashkëpunimit më të afërt mes komunave nga rajoni dhe aeroportet, me qëllim krijimin e mundësive të reja ekonomike, turistike dhe infrastrukturore", qëndron në informacionin e Komunës së Strugës.

Drejtori i TAV Maqedoni, Kurt, siç është theksuar, ka njoftuar investime të reja për zgjerimin e kapaciteteve të aeroportit, linja të reja ajrore, të cilat do të kenë ndikim pozitiv mbi zhvillimin e Ohrit, Strugës dhe gjithë rajonit. sa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR