• e martë, 24 dhjetor 2024

Takim i kryetarit PDE-së, Hoxha me ambasadorin e Republikës Çeke Jaroslav Ludva

Takim i kryetarit PDE-së, Hoxha me ambasadorin e Republikës Çeke Jaroslav Ludva

Shkup, 2 nëntor 2023 (MIA) - Kryetari i Partisë Demokratike Evropiane (PDE), Arjanit Hoxha realizoi takim ambasadorin e Republikës Çeke në Shkup, z.Jaroslav Ludva, ku u bisedua për situatën aktuale politike në vend dhe nevojën e ndryshimeve kushtetuese si një hap mjaft i rëndësishëm për nisjen e negociatave për antarësim të Maqedonisë së Veriu në Bashkimin Evropian.

Siç kumtuan nga PDE-ja, Hoxha riafirmoj qendrimin e PDE-së se e ardhmja e vendit nuk ka opcion tjetër përveç integrimit të plotë në Bashkimin Evropian.

"Prandaj është shumë e nevojshme që të gjithë faktorët politik në vend të veprojnë në drejtim të pëshpejtimit të integrimit të vendit në Bashkimin Evropian duke i larguar të gjithë pengesat që mbajnë të izoluar të ardhmen evropiane të vendit", theksohet në kumtesën e partisë.

Kryetari i Partisë Hoxha falënderoi ambasadoren Ludva për mbështetjen e parezervë që Republika Çeke i ka dhënë Maqedonisë së Veriut ndër vite.

"Të dyja palët u dakorduan për vazhdimësi të komunikimit i cili është në shërbim të arritjes së aspiratave të përbashkëta dhe rrumbullaksimin e procesit të integrimit të vendit në Bashkimin Evropian", qëndron në kumtesën nga PDE-ja. ls/

Foto: PDE-ja

 

QËNDRONI TË LIDHUR