• e diel, 22 dhjetor 2024

Takim i kryetarit Merko me misionin monitorues të UNESKO-s

Takim i kryetarit Merko me misionin monitorues të UNESKO-s

Strugë, 28 mars 2024 (MIA) - Kryetari i Komunës së Strugës Ramis Merko është takuar sot me misionin monitorues reaktiv të UNESKO-s për “Trashëgiminë Natyrore dhe Kulturore të Rajonit të Ohrit”.

Në takim, siç nkumtuan nga shërbimi për shtyp i komunës, është diskutuar për gjendjen aktuale me bregdetin dhe sfidat me të cilat ballafaqohet Komuna e Strugës, si dhe se cilat janë hapat më të përshtatshëm për të ardhmen për mbrojtjen e bregdetit dhe organizim më të mirë urban.

"Qëllimi i takimit ishte vlerësimi i gjendjes aktuale të mbrojtjes së trashëgimisë natyrore dhe kulturore të rajonit të Ohrit dhe shkëmbimi i udhëzimeve për aktivitetet e ardhshme për mbrojtje adekuate", qëndron në kumtesën. ls/

Foto: Komuna Strugë

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR