• e martë, 24 dhjetor 2024

Takim i kryetares së Gjykatës Supreme Besa Ademi me përfaqësuesit e Sindikatës së AOGJSH

Takim i kryetares së Gjykatës Supreme Besa Ademi me përfaqësuesit e Sindikatës së AOGJSH

Shkup, 21 shtator 2023 (MIA) - Kryetarja e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Besa Ademi, realizoi takim me kryetarin e Sindikatës së AOGJSH, Tërpe Deanoski, dhe me përfaqësues të kësaj Sindikate, në të cilën, siç informojnë është theksuar se bashkëpunimi ndërmjet gjykatës më të lartë në shtet dhe Sindikatës së AOGJSH si sindikatë  vetme përfaqësuese ka vlerë të jashtëzakonshme për partneritetin social.

"Shërbimi gjyqësor ka një rol kyç për punën e gjykatave. Të drejtat e zyrtarëve gjyqësorë duhet të respektohen dhe kjo vlen veçanërisht për nevojën për rritje të pagave. Kërkesat e zyrtarëve të gjykatës janë legjitime dhe të justifikuara. Në kohën kur gjyqësori po përballet me largim të kuadrove, problemet e shërbimit gjyqësor duhet të zgjidhen sa më shpejt, u konkludua në mbledhje", njoftoi Sindikata e AOGJSH-it.

Kryetarja e Gjykatës Supreme Ademi, ka theksuar se do të bëjë përpjekje në suaza të kompetencave të saj të gjejnë zgjidhje për përmirësimin e statusit të nëpunësve gjyqësor dhe në atë drejtim i ka mbështetur kërkesat e Sindikatës së AOGJSH. Duke e theksuar nevojën për dialog të ndërsjellë, Ademi siç informojnë, ka theksuar se do të inicojë takim  ndërmjet  institucioneve kompetente dhe Sindikatës së AOGJSH.  sa/

Foto: Sindikata e AOGJSH

QËNDRONI TË LIDHUR