• e hënë, 23 dhjetor 2024

Takim i kryetarëve të BNJLV dhe KSHZ, Gjorgjievski dhe Dashtevski

Takim i kryetarëve të BNJLV dhe KSHZ, Gjorgjievski dhe Dashtevski

Shkup, 5 prill 2024 (MIA) - Kryetari i BNJLV, Orce Gjorgjievski kishte takim me kryetarin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandar Dashtevski dhe me anëtarë të këtij organi, informojnë sot nga BNJVL.

"Në takimin e inicuar me kërkesë të KSHZ-së, ishte kërkuar mbështetje adekuate teknike dhe logjistike nga komunat në procesin e zbatimit të aktiviteteve zgjedhore. Komunat detyrohen ligjërisht të sigurojnë hapësirë për zbatimin e votimit, por nuk u theksua se në disa pika zgjedhore është e nevojshme mbështetje edhe në sigurimin e ndihmesave të caktuara teknike, si kompjuterë, printerë dhe të ngjashme", thuhet në kumtesën e BNJVL.

Nga KSHZ, në takimin që u mbajt dje, informuan se tashmë janë konfirmuar të gjitha lokacionet, të cilat në pjesën më të madhe gjenden në hapësirat e shkollave, sallave të shkollave ose kopshteve. Gjatë kësaj ishte theksuar se kanë pasur kujdes që ato të gjenden në pjesën përdhesë të objekteve dhe njëherësh të kenë qasje për personat me nevoja të veçanta.

"Për zbatim të pandërprerë të zgjedhjeve nga aspekti teknik dhe mundësimi i përmbushjes së të drejtës së votimit, njëjtë për rë gjithë qytetarët, komunat ishin lutur që t'i kontrollojnë qasjet e tilla dhe nëse është e mundur ta përmirësojnë cilësinë e tyre. Me rëndësi të veçantë për KSHZ-në përfaqëson edhe sigurimi i hapësirave adekuate ku një ditë para zgjedhjeve do të dorëzohet materiali i nevojshëm zgjedhor. Për të gjithë këtë kërkuan që komunat tu dalin në ndihmë përfaqësuesve të KSHZ-së dhe paralajmëruan se në BNJLV dhe në vetqeverisjet lokale do të dërgohet edhe informacion me kërkesa dhe udhëzime më konkrete. 

Kryetari i BNJLV, Gjorgjievski ka theksuar se zbatimi i pandërprerë i zgjedhjeve korrekte dhe demokratike duhet të jetë imperativ i çdo qytetari dhe se i përbashkët është detyrimi që ato të realizohen sa më mirë. Ai u falënderua për ftesën e KSHZ-së për bashkëpunim të ndërsjellë për zbatim të pandërprerë të përgatitjeve për zbatimin e zgjedhjeve dhe theksoi se BNJLV do të kujdeset që komunat tu dalin në ndihmë kërkesave të KSHZ-së dhe me kohë do të informohen për aktivitetet e nevojshme të cilat duhet të sigurohen nga karakteri hapësinor, teknik ose organizativ. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR