Takim i kryeministrit Mickoski me homologun e tij hungarez Orban
- Kryeministri Hristijan Mickoski në profilin e tij në Fejsbuk publikoi se në kuadër të samitit është takuar me kryeministrin Viktor Orban.
- Post By Lindita Sulejmani
- 11:53, 4 mars, 2025
Shkup, 4 mars 2025 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski në profilin e tij në Fejsbuk publikoi se në kuadër të samitit është takuar me kryeministrin Viktor Orban.

“Diskutuam për çështje kyçe me interes të ndërsjellë, forcimin e bashkëpunimit ekonomik, investimet, energjinë, infrastrukturën dhe perspektivën evropiane të Maqedonisë”, ka shkruar Mickoski në Fejsbuk. ls/
Foto: Fejsbuk i kryeministrit Hristijan Mickoski



