• e premte, 05 dhjetor 2025

Takim i koalicionit VLEN-Vajc: Ndryshimet kushtetuese janë detyrim që duhet përmbushur

Takim i koalicionit VLEN-Vajc: Ndryshimet kushtetuese janë detyrim që duhet përmbushur

Shkup, 25 shkurt 2025 (MIA) - Udhëheqësia e Koalicionit VLEN - Arben Taravari, Bilall Kasami, Zekirija Ibrahimi dhe deputetja Merita Kolçi Koxhaxhiku sot kanë realizuar takim me eurodeputetin dhe raportuesin e përhershëm të Parlamentit Evropian, Tomas Vajc. 

Siç njoftojnë nga Pres shërbimi i Kuvendit, përfaqësuesit e VLEN-it si prioritet të tyre kryesor theksuan anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Për realizimin e këtij qëllimi u shpreh ndërgjegjësimi për kontestin me Bullgarinë dhe se ndryshimet kushtetuese janë një detyrim që duhet të përmbushet. 

Ata si partner të koalicionit treguan mirëkuptim për pozitën e Maqedonisë dhe ndjeshmërinë e çështjes, veçanërisht duke marrë parasysh përvojën e keqe nga e kaluara me ndryshimin e emrit për shkak të kontestit me Greqinë.

Raportuesi Vajc informoi për njohuritë dhe përvojat e tij në rajon dhe theksoi përkushtimin e tij për t'u bashkuar me të njëjtën në masën e kombeve evropiane, sepse asaj i përket. Ai shprehu vetëdijen për diversitetin e rajonit dhe e mbështet atë ashtu siç është. Vajc shprehu motivimin e tij për të kontribuar në arritjen e qëllimit dhe falënderoi për qasjen konstruktive. Ai njoftoi përpjekjet për të zgjidhur nyjën me Bullgarinë dhe për ta ulur debatin në një nivel të arsyeshëm. Në fund, ai shprehu besimin se do të përpiqet të përgatisë raport të drejtë për vendin tonë, me ton pozitiv.

Të pranishmit ishin njëzëri për vazhdimin e agjendës së reformave dhe të gjithë bashkërisht duke kontribuar në perspektivën evropiane të vendit, prandaj, siç thuhet në njoftim, për të qenë Evropa e kompletuar i nevojitet Ballkani. qa/

Foto: Kuvendi

 

QËNDRONI TË LIDHUR