Takim i Ji dhe Lavrov në Samitin e ASEAN-it në Xhakartë: Kina është e gatshme të punojë me Rusinë
- Kina dhe Rusia duhet ta forcojnë komunikimin dhe koordinimin strategjik, deklaroi sot diplomati i lartë kinez Vang Ji në takimin në Xhakartë me shefin e diplomacisë ruse, Sergej Lavrov, transmetuan mediat britanike, duke iu referuar Ministrisë së Punëve të Jashtme në Pekin.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 17:14, 13 korrik, 2023
Xhakartë, 13 korrik 2023 (MIA) - Kina dhe Rusia duhet ta forcojnë komunikimin dhe koordinimin strategjik, deklaroi sot diplomati i lartë kinez Vang Ji në takimin në Xhakartë me shefin e diplomacisë ruse, Sergej Lavrov, transmetuan mediat britanike, duke iu referuar Ministrisë së Punëve të Jashtme në Pekin.
“Kina është e gatshme të punojë me Rusinë, duke mbështetur rolin qendror të Asociacionit të Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN) dhe duke i kushtuar vëmendje ndërhyrjes së fuqive të jashtme", theksoi Vang.
Të dyja vendet mbështesin Indonezinë dhe vendet e ASEAN-it për të marrë "drejtimin e duhur" në bashkëpunim në rajonin e Azisë Lindore, shtoi diplomati i lartë kinez. ar/
Foto: Arkivi