• e premte, 05 dhjetor 2025

Takim i guvernatorit Sllaveski me kreun e Rezervave federale të SHBA-së, Xherom Pauell

Takim i guvernatorit Sllaveski me kreun e Rezervave federale të SHBA-së, Xherom Pauell

Shkup, 30 qershor 2025 (MIA) - Në kuadër të asamblesë së 95-të të prëgjithshme të Bankës për barazime ndërkombëtare (BIS) në Bazel, Zvicër, guvernatori i Bankës popullore, Trajko Sllaveski u takua me kreun e Rezervave federale të SHBA-së (FED), Xherom Pauell.

Në takim, siç ceket në kumtesën e Bankës popullore, është cekur rëndësia e ruajtjes së pavarësisë së bankave qendrore si bazë për politikë efikase monetare, kahëzuar drejt stabilitetit të çmimeve dhe atij financiar.

Sllaveski dhe Pauell këmbyen mendime për sfidat botërore dhe për nevojën për bashkëpunim mes bankave qendrore.

Guvernatori Sllaveski e ceki rëndësinë e komunikimit të vazhdueshëm me institucionet kryesore monetare dhe të këmbimit të përvojave si kontribut i rëndësishëm për sustem stabil dhe rezistrues financiar. ab/

Foto: banka popullore

QËNDRONI TË LIDHUR