• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Takim i familjeve të viktimave në zjarrin në diskotekën "Puls" në Koçan, me ministrin Pançe Toshkovski

Takim i familjeve të viktimave në zjarrin në diskotekën

Shkup, 29 prill 2025 (MIA) - Në Ministrinë e Punëve të Brendshme në vijim është takimi i familjeve të viktimave në zjarrin në diskotekën "Puls" në Koçan me ministrin Pançe Toshkovski.

Toshkovski, në takimin me familjet, shprehu bindje se drejtësi për këtë rast duhet të ketë nëse duam të kemi një shtet normal, duke theksuar se në interes të hetimit nuk mund të japë më shumë detaje për momentin.

"Nuk dua ta bëj politikë këtë. Nuk mendoj se këta fëmijë e meritojnë këtë. Besoni. Hetimi është ende duke vazhduar. Deri më tani, 70 persona janë të dyshuar. E kuptoj atë që thoni dhe e kuptoj zemërimin tuaj", tha Toshkovski.

Toshkovski mes tjerash tha se për rastin deri tani i dyshuar është edhe ministri aktual, drejtor aktual i DMSH-së dhe kryetar komune aktual.

Takimi i Toshkovski me familjet e viktimave vazhdon pa praninë e mediave.

Marshi i familjeve të viktimave në zjarrin në Koçan, sot prej para Porkurorisë, vazhdoi para Kuvendit.

Pasi familjet e viktimave kërkuan llogaridhënie dhe dorëheqje nga deputetët para Parlamentit, ata u takuan me deputetë nga E Majta dhe LSDM-ja. Së pari dolën deputetët e Të Majtës Boris Kërmov dhe Jovana Mojsoska, të ndjekur nga deputetët e LSDM-së, pas së cilës ata zhvilluan një bisedë edhe me liderin e opozitës Venko Filipçe.

Koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski, në seancën e 46-të parlamentare, në të cilën u diskutua interpelanca për ministrin Pançe Toshkovski, informoi se ministri Toshkovski do të takohet me familjet e viktimave nga zjarri.

Familjet e viktimave në zjarrin në diskotekën "Puls" në Koçan paraprakisht para Prokurorisë Publike në Shkup bënë thirrje në përgjegjësi dhe kërkuan dorëheqje nga të gjtihë përgjegjësit dhe formimin e qeverisë eksperte.

Një pjesë e familjarëve të viktimave hynë në ndërtesën e Prokurorisë Publike prej ku mbrëmë ishte dërguar thirrje për takim me prokurorin shtetëror publik dhe me prokurorët të cilët i udhëheqin lëndët për këtë rast.

Marshi i familjeve të viktimave në zjarrin në Koçan filloi në orën 12 e 5 minuta si simbolikë për, siç thonë, reagimin e vonuar të institucioneve. sa/

Foto: Printskrin/Portalb

 

QËNDRONI TË LIDHUR