• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Takim i drejtorit të Byrosë për Siguri Publike dhe Drejtorisë së Policisë Financiare

Takim i drejtorit të Byrosë për Siguri Publike dhe Drejtorisë së Policisë Financiare

Shkup, 9 tetor 2024 

Drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Aleksandar Janev, ka mbajtur takim pune me drejtorin e Drejtorisë së Policisë Financiare, Sllobodan Ivanovski, ku është biseduar për aktivitetet aktuale të dy institucioneve. Në takim u analizua mundësia, por edhe nevoja e bashkëpunimit intensiv në drejtim të veprimit të përbashkët në aktivitete të caktuara.

“Më gëzon fakti për shkak se Ministria e Punëve të Brendshme tregon vullnet dhe interes për të bashkëpunuar dhe koordinuar për trajtimin e rasteve të caktuara. Është e padiskutueshme që ekspertiza dhe përvojat e Ministrisë së Punëve të Brendshme do të na shërbenin shumë. Jemi zotuar që në të ardhmen të inicojmë dhe të organizojmë së bashku trajnime për të shfrytëzuar dhe shkëmbyer praktikat më të mira”, theksoi drejtori Ivanovski.

Njeriu i parë i BSP-së, Janev, shprehu kënaqësinë për iniciativën e bashkëpunimit dhe gatishmërinë për shkëmbim të përvojave nga Drejtoria e Policisë Financiare.

“Nuk ka dyshim se krijimi i një bashkëpunimi më të ngushtë ndërmjet institucioneve tona do të japë fryte në masë të madhe. Të dy institucionet veprojnë në përballjen e krimit financiar që cenon themelet e vendit tonë. “Me forca të përbashkëta dhe veprime të koordinuara do të mund të reagojmë në kohë dhe më lehtë”, tha Janev pas takimit.

Të dy drejtorët u pajtuan se takimi i sotëm është tregues i unitetit të institucioneve, veprimi i përbashkët i të cilave do të ndikonte në arritjen e qëllimeve të përbashkëta, prioriteteve strategjike në drejtim të sundimit të ligjit dhe luftës kundër krimit në fushën e financave.

Ministria e Punëve të Brendshme 

__________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

QËNDRONI TË LIDHUR