• e enjte, 05 dhjetor 2024

Takim i deputetit Sulejmani me sekretarin e dytë të Ambasadës së Katarit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Said Al - Samih

Takim i deputetit Sulejmani me sekretarin e dytë të Ambasadës së Katarit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Said Al - Samih

Shkup, 4 dhjetor 2024 (MIA) - Deputeti Salim Sulejmani, kryetar i Grupit Parlamentar për Bashkëpunim me parlamentet e vendeve të Lindjes së Afërt dhe të Gjirit Arab, realizoi takim me sekretarin e dytë të Ambasadës së Katarit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Said Al-Samih.

Në takim u bisedua për marrëdhëniet midis dy vendeve, të cilat u vlerësuan të shkëlqyera, ndërsa u theksuan mundësitë për avancimin e bashkëpunimit ekonomik përmes rritjes së investimeve, si dhe për avancimin e bashkëpunimit politik dhe kulturor.

Nga shërbimi për informim i Kuvendit, njoftuan se në takim u theksua rëndësia e faktit se Katari është i vetmi vend nga Gjiri Arabik që ka Ambasadë në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe se ka hequr vizat për hyrjen e qytetarëve tanë në Katar.

Bashkëbiseduesit ranë dakord të forcojnë marrëdhëniet e mira ekzistuese dhe të realizojnë vizita në grupet parlamentare për bashkëpunim të të dy vendeve. fc/

Fotografia: Kuvendi i RMV-së

 

QËNDRONI TË LIDHUR