• e premte, 05 dhjetor 2025

Takim i BNJVL për nismën që qendrat për punë sociale të kalojnë nën kompetencë të vetëqeverisjes lokale

Takim i BNJVL për nismën që qendrat për punë sociale të kalojnë nën kompetencë të vetëqeverisjes lokale

Shkup, 13 maj 2025 (MIA) – Takim i kushtuar në shqyrtimin e mundësive për decentralizim të shërbimeve sociale u mbajt sot në hapësirat e Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale (BNJVL). Është diskutuar për nismën që qendrat për punë sociale të kalojnë nën kompetencë të vetëqeverisjes lokale. Ky hap, sipas BNJVL, duket si kyç në drejtim të përmirësimit të qasjes dhe cilësisë së shërbimeve sociale, si dhe për fuqizim të koordinimit mes institucioneve lokale dhe qendrore. 

Komuna Kisella Vodë informon se me transferimin e kompetencës, komunat do të merrnin rol më të madh në menaxhimin me qendrat për punë sociale, të cilat edhe më tutje do të funksiononin në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale. Kjo do të mundësonte qasje më konkrete dhe më efikase në kujdesin për qytetarët, veçanërisht për kategoritë e ndjeshme. 

“Gjithsesi se duhet të zgjidhet model i cili është i kontrolluar dhe bazuar në përvojën rajonale. Decentralizimi i shërbimeve sociale nënkupton qasje më të madhe për qytetarët, reagim më të shpejtë të institucioneve krijimin e sistemit funksional i cili do të përgjigjet në nevojat reale të popullatës lokale. Vetëqeverisja lokale është më afër qytetarëve për këtë ajo duhet të ketë rol kyç në kujdesin për ata”, deklaroi kryetari i BNJVL dhe kryetar i Kisella Vodës, Orce Gjorgjievski.  

Në takim, përveç Gjorgjievskit, morën pjesë edhe zëvendësministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Gjoko Vellkovski, kryetari i Gazi Babës Boban Stefkovski, i cili njëherësh është kryetar i Komisionit për Çështje Sociale pranë BNJVL, si dhe kryetarë të tjerë të komunave dhe përfaqësues të vetëqeverisjes lokale. fc/

Foto: Komuna Kisella Vodë

QËNDRONI TË LIDHUR