• e enjte, 22 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Takim Gerapetritis - Fidan në margjinat e takimit ministror të NATO-s në Bruksel

Takim Gerapetritis - Fidan në margjinat e takimit ministror të NATO-s në Bruksel

Athinë, 4 prill 2025 (MIA) - Për zhvillimet ndërkombëtare dhe rajonale, si dhe për përcaktimin e hapave të mëtejshëm në marrëdhëniet dypalëshe, diskutuan ministrat e Punëve të Jashtme të Greqisë dhe Turqisë, Jorgos Gerapetritis dhe Hakan Fidan, në takimin e tyre në Bruksel në margjinat e takimit të shefave të diplomacisë së NATO-s, njoftuan burime diplomatike greke për agjencinë shtetërore të lajmeve ANA-MPA, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Tasos Haxivasiliu në intervistën për televizionin grek "Skaj" tha se takimi Gerapetritis-Fidan ishte në klimë të mirë, biseduan për të gjitha ngjarjet rajonale dhe për gjithçka që po ndodhë në SHBA. 

Përveç kësaj, ata ranë dakord që takimi i tyre i ardhshëm të jetë në Samitin e ministrave të Jashtëm të NATO-s më 14 dhe 15 maj.

"Sa i përket Këshillit të lartë për bashkëpunim mes dy vendeve, do të mbahet gjatë këtij viti, sigurisht pas Pashkëve dhe bazuar në programin e Micotakisit dhe Erdoganit", shpjegoi Haxivasiliu lidhur me Këshillin e lartë të radhës mes Greqisë dhe Turqisë që fillimisht u përmend se do të mbahej në fillim të këtij muaji.

Për tarifat e SHBA-së, Haxivasiliu në intervistë theksoi se "marrëdhënia tregtare transatlantike është më e madhja e këtij lloji në botë" se vendimi "do të jetë një dëm i njëanshëm për të dyja palët dhe askush nuk duhet të ketë interes nga tarifat e vendosura", por theksoi se "Bashkimi Evropian duhet të përgjigjet i bashkuar". qa/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR