• e premte, 22 nëntor 2024

Takim Gërkovska - Gir: Politikat për qeverisje të mirë janë vendimtare për anëtarësimin në BE dhe për zhvillimin e shoqërisë 

Takim Gërkovska - Gir: Politikat për qeverisje të mirë janë vendimtare për anëtarësimin në BE dhe për zhvillimin e shoqërisë 

Shkup, 17 janar 2014 (MIA) - Zëvendëskryeministrja për Politika të Qeverisjes së Mirë, Sllavica Gërkovska, sot ka mbajtur takim me shefin e misionit të Bashkimit Evropian në vend, Dejvid Gir, në të cilin, siç informoi, është biseduar për aktivitetet e realizuara nga Kabineti të cilin ajo drejton dhe për një sërë çështjesh aktuale që kanë të bëjnë me proceset reformuese, të cilat janë kyçe për anëtarësimin në BE dhe janë bazë e zhvillimit të përgjithshëm të shoqërisë.

Gërkovska, siç informohet nga shërbimi për shtyp i qeverisë, në takim e ka njoftuar ambasadorin Gir për Strategjinë e re për transparencë të Qeverisë, e cila është përgatitur në bashkëpunim me sektorin civil, si dhe për ndryshimet në Ligjin për masat kufizuese dhe finalizimin e LigjiT për konfiskimin e pasurisë në procedurë civile.

Në takim, thuhet në kumtesën, është biseduar edhe për aktivitetet që kanë të bëjnë me digjitalizimin, proces të cilin zëvendëskryeministrja Gërkovska e koordinon, për aktivitetet e Këshillit nacional për transformimin digjital të shoqërisë, si dhe për nevojën për të krijuar një sistem të qëndrueshëm për koordinimin e ndihmës së donatorëve.

Në aspektin e bashkëpunimit rajonal, Gërkovska në takim informoi se është në proces regjistrimi i Akademisë rajonale për qeverisje të mirë me seli në Shkup, e cila po themelohet në bashkëpunim dhe me mbështetjen e Këshillit të Evropës, si dhe për aktivitetet e deritanishme të Forumit të grave lidere nga EJL për qeverisje të mirë dhe kundër korrupsionit. ls/

Foto: Qeveria e RMV-së

 

QËNDRONI TË LIDHUR