• e premte, 05 dhjetor 2025

Takim Filipçe - Sholc: Mirënjohje për mbështetjen gjermane në mbrojtjen e gjuhës dhe identitetit maqedonas

Takim Filipçe - Sholc: Mirënjohje për mbështetjen gjermane në mbrojtjen e gjuhës dhe identitetit maqedonas

Shkup, 28 qershor 2025 (MIA) - Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe ka falënderuar ish kancelarin gjerman, Olaf Sholc për mbështetjen e Gjermanisë për gjuhën dhe identitetin maqedonas.

Siç informojnë nga LSDM-ja, të dy u takuan sot në Berlin në kuadër të Kongresit të Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë (SPD).

"Në emër të LSDM-së dhe të gjithë qytetarëve tanë, Filipçe shprehu mirënjohje të sinqertë për mbështetjen e fortë dhe parimore që Gjermania nën udhëheqjen e Sholcit ia dha Maqedonisë në procesin e eurointegrimit, por edhe për mbështetjen e vazhdueshme nga Qeveria dhe SPD - partia simotër e LSDM-së për mbrojtjen e identitetit maqedonas", thuhet në komunikatë.

Filipçe ka shprehur mirënjohje për mbështetjen, veçanërisht për rezolutën e Bundestagut gjerman në vitin 2023 e cila, theksoi ai, "dërgoi një mesazh të fortë dhe mbështetje për gjuhën maqedonase dhe identitetin maqedonas".

"Ky ishte rezultat i politikës prej burrështetasi të LSDM-së dhe bashkëpunimit me Socialdemokratët gjermanë. Politikat e gabuara të qeverisë aktuale gjatë vitit të kaluar kanë rrezikuar të gjitha këto suksese", shtoi Filipçe.

Kryetari i LSDM-së tha se është i bindur se mbështetja nga SPD-ja gjermane do të vazhdojë edhe më tej, ndërsa nga Berlini dërgoi mesazh të qartë se LSDM do të mbetet për të mbrojtur interesat shtetërore dhe kombëtare.

"Nuk duhet të lejohen shtesa në gjuhën maqedonase në Raportin e Parlamentit Evropian. Gjuha dhe identiteti nuk kanë qenë dhe nuk duhet të jenë objekt i shtesave. Në të gjitha dokumentet e Bashkimit Evropian, gjuha maqedonase është e konfirmuar qartë”, ka thënë Filipce, theksohet në komunikatë.

Foto: Qendra për komunikim me opinionin pranë LSDM-së

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR