• e premte, 05 dhjetor 2025

Takim Bozhinovska - Kolumbia: Vizion i përbashkët për efikasitet energjetik dhe mbështetje për qytetarët

Takim Bozhinovska - Kolumbia: Vizion i përbashkët për efikasitet energjetik dhe mbështetje për qytetarët

Shkup, 20 gusht 2025 (MIA) - Mundësitë për thellim të bashkëpunimit në fushën e burimeve të rinovueshme të energjisë, efikasiteti energjetik, mbështetja e kategorive të rrezikuara dhe zhvillimi i nismave për ndryshime klimatike dhe mjedis jetësor, ishin temë e bisedës në takimin e sotëm të punës mes ministres për energjetikë, miniera dhe burime minerale, Sanja Bozhinovska dhe Rita Kolumbia, koordinatore e përhershme e Kombeve të Bashkuara në Maqedoni.

Një nga temat kyçe, informojnë nga Kabineti i Bozhinovskës, ishte mbështetja e Kombeve të Bashkuara për organizimin e Forumit të 14-të internacional për energji dhe zhvillim të qëndrueshëm (14-IFESD), i cili në organizim të Ministrisë së Energjetikës do të mbahet nga data 28-30 tetor 2025 në Shkup. Rita Kolumbia konfirmoi gatishmërinë që Kombet e Bashkuara të ndihmojnë për pjesëmarrje në foltoret relevante në nivel të lartë, që do ta rrisë dukshëm edhe efektin e forumit.

"Bashkëpunimi me Kombet e Bashkuara është i rëndësishëm për progresin e politikave nacionale dhe për sigurimin e interesit konkret për qytetarët. Me mbështetjen e KB-së për forumin tonë do të mund të sigurojmë ekspertë dhe folës relevantë të cilët do ta ngritin diskutimin në nivel të lartë", theksoi ministrja Bozhinovska.

Në takim u diskutua edhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit rreth Instrumentit të gjelbër financiar, vendosjen e obligacioneve qeveritare të lidhura me qëndrueshmërinë dhe mbështetjen e bashkësive energjetike, me qëllim të sigurimit të zgjidhjes së qëndrueshme dhe më gjithëpërfshirëse për qytetarët. sa/

Foto: MERMS

 

QËNDRONI TË LIDHUR