• e enjte, 04 dhjetor 2025

Takim Ali-Elmazi: Parqet Nacionale janë pasuri e çmueshme e vendit tonë, mbrojtja e tyre është përgjegjësi e përbashkët

Takim Ali-Elmazi: Parqet Nacionale janë pasuri e çmueshme e vendit tonë, mbrojtja e tyre është përgjegjësi e përbashkët

Shkup, 15 gusht 2025 (MIA) - Drejtori i Qendrës për Menaxhim të Krizave (QMK) Muhamed Ali, sot zhvilloi një takim pune me drejtorin e Parkut Nacional "Mali Sharr",  Evzal Elmazi.

Në takim, siç kumtoi QMK, u diskutuan masat dhe aktivitetet për mbrojtjen nga zjarret në parqet nacionale.

Drejtori Ali theksoi se prioriteti i tij është të instalohen kamera në të gjitha parqet nacionale të vendit për zbulimin e hershëm të zjarreve, me qëllim reagimin në kohë dhe parandalimin e dëmeve më të mëdha.

"Të dy drejtorët ranë dakord se modernizimi i sistemit të monitorimit dhe rritja e koordinimit ndërmjet institucioneve do të kontribuojnë në parandalimin më efikas, ndërhyrjen e shpejtë dhe ruajtjen e resurseve natyrore në parqet nacionale të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Parqet nacionale janë pasuri e çmueshme e vendit tonë, dhe mbrojtja e tyre është një përgjegjësi e përbashkët dhe detyrë ndaj brezave të ardhshëm", theksohet në kumtesë. sa/

Foto: QMK

QËNDRONI TË LIDHUR