Tajsoni i filloi përgatitjet për luftën me Xhejk Polin
- Në fillim të marsit u njoftua se legjendari Majk Tajsoni do të përballet me Xhejk Polin më 20 korrik në ring në stadiumin "ATT & T" në Arlington të Teksasit.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 11:26, 15 mars, 2024

Arlington, 15 mars 2024 (MIA) - Në fillim të marsit u njoftua se legjendari Majk Tajsoni do të përballet me Xhejk Polin më 20 korrik në ring në stadiumin "ATT & T" në Arlington të Teksasit.
Lufta mes jutjuberit 27-vjeçar dhe 57 vjeçarit ish-kampionit botëror të boksit do të transmetohet në platformën "Netfliks".
Ende nuk është e qartë si do të jetë saktësisht rregullorja dhe sa raunde do të luftojnë të dy.
Tajsoni postoi një video të stërvitjes me ekspertin Rafael Kordeiro dhe ka shkruar: "Është dita e parë, argëtimi sapo ka filluar".
Foto: Fejsbuk