• e enjte, 04 dhjetor 2025

"Tajms": Ushtria britanike paguan një firmë private amerikane që t'i ofrojë informacione të inteligjencës Izraelit

Londër, 7 gusht 2025 (MIA) - Ushtria amerikane ka dorëzuar fluturimet e inteligjenës drejt Rripit të Gazës një kompanie private amerikane që të vazhdojl t'i pranojë informacionet e inteligjencës që ajo i dorëzon në Izrael, sepse nuk ka në dispozicion aeroplanë të Forcave mbretërore të aviacionit, publikoi gazeta britanike "Tajms".      

Qeveria britanike ka pranuar në muajt e kaluar se zbaton mbikëqyrje ajrore dhe grumbullim të informacioneve të inteligjencës në Gaza "me qëllimin e vetëm të ndihmojë në zbatimin e pengjeve izraelite", të marra nga hamasi gjatë sulmit më 7 tetor të vitit 2023.

Gazeta "Tajms" duke cituar burime anonime në Ministrinë britanike të Mbrojtjes, shkruan se avioni zbulues Shadou R1 i Forcave ajrore britanike nuk është më i disponueshëm dhe ushtria tani po punëson shërbimet e kompanisë private amerikane Straight Flight Nevada për misione inteligjence.

Ministria britanike e Mbrojtjes konfirmoi se ka fluturime mbikëqyrëse mbi territorin palestinez, por me qëllimin e vetëm për të gjetur pengjet e mbajtura nga Hamasi, dhe pa specifikuar se si kryhen ato.

Nga 251 personat e rrëmbyer nga Hamasi dhe aleatët e tij më 7 tetor të vitit 2023, 49 janë ende në Gaza, nga të cilët 27 janë shpallur të vdekur nga ushtria izraelite.

Sipas gazetës, përdorimi i një kompanie private amerikane po shkakton pakënaqësi brenda Ushtrisë. mb/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR