Tërmeti më i fortë në histori ndodhi në Kili në vitin 1960
- Që nga fillimi i sizmografisë moderne në vitin 1900, vetëm pesë tërmete ishin më të forta nga tërmeti me fuqi prej 8,8 ballë që e goditi bregun e Rusisë.
- Post By Sara Ademi
- 13:34, 30 korrik, 2025
Londër, 30 korrik 2025 (MIA) - Që nga fillimi i sizmografisë moderne në vitin 1900, vetëm pesë tërmete ishin më të forta nga tërmeti me fuqi prej 8,8 ballë që e goditi bregun e Rusisë.
Tërmeti më i fortë në histori mbetet tërmeti në Valdivia, Kili në vitin 1960 me intensitet prej 9,5 ballë, transmetoi Bi-Bi-Si.
Tërmeti që ndodhi në afërsi të gadishullit rus Kamçatka është më i fuqishmi i regjistruar pas tërmetit të madh në Tohoku në vitin 2011 në Japoni, i cili shkaktoi cunami shkatërrues dhe çoi në katastrofë bërthamore në Fukushima Daiçi.
Tërmeti paraprakisht goditi rajonin e njejtë në afërsi të gadishullit Kamçatka në vitin 1952 me fuqi prej 9 ballë. sa/
Foto: Instituti gjeologjik i SHBA-së