• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Tërmet në Kosovë, është ndjerë edhe në Shkup dhe rrethinë

Tërmet në Kosovë, është ndjerë edhe në Shkup dhe rrethinë

Shkup, 17 korrik 2025 (MIA) - Një tërmet është ndjerë mbrëmë në Shkup dhe rrethinën e afërt me intensitet prej III ballëve sipas Shkallës makrosizmike evropiane.

Siç kumtuan nga Observatori sizmologjik pranë Fakultetit natyror-matematikor në Shkup, epiqendra e tërmetit rrjedhë nga territori i Kosovës fqinje, 39 kilometra në verilindje të Shkupit, ndërkaq ishte me fuqi prej 2,6 ballë të Rihterit.

Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në stacionet sizmologjike të instaluara në mbarë territorin tonë, të mirëmbajtura nga Observatori sizmologjik, e regjistroi tërmetin mbrëmë në orën 22 e 43 minuta. ab/

Fotо: МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR