• e hënë, 23 dhjetor 2024

Tërmet i ri ndjehet në rajonin e Dellçevës

Tërmet i ri ndjehet në rajonin e Dellçevës

Dellçevë, 4 shtator 2023 (MIA) - Tërmet i ri pasditen e sotme rreth orës 18:20 është ndjerë në rajonin e Dellçevës. Ky është tërmeti i dytë që ndjehet sot nga qytetarët, pasi në mëngjes është regjistruar tërmet në Republikën e Bullgarisë afër rajonit të Bllagoevgradit me magnitudë 3.2 gradë i cili poashtu është ndjerë edhe në disa qytete në lindje të Maqedonisë.

Sipas mediave bullgare, tërmetet të cilët kanë qenë gjithsej katër gjatë ditës së sotme, kanë qenë në thellësi prej 11 kilometrash në veriperëndim të Bllagoevgradit.

Lëkundjet përveç në Dellçevë janë ndjerë edhe nga banorë të vendbanimeve të tjera në lindje të Maqedonisë.

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR