• e martë, 14 janar 2025

Tërmet i fuqishëm me intensitet prej 6,9 ballë e ka goditur pjesën jugperëndimore të Japonisë

Tërmet i fuqishëm me intensitet prej 6,9 ballë e ka goditur pjesën jugperëndimore të Japonisë

Tokio, 13 janar 2025 (MIA) - Tërmet i fuqishëm me intensitet prej 6,9 ballë sipas Shkallës së Rihterit sot e ka goditur pjesën jugperëndimore të Japonisë, kumtoi Agjencia meteorologjike japoneze.

Është lëshuar paralajmërim për cunami me lartësi maksimale prej një metër për prefekturat Mijakazi dhe Koçin, kumtoi Agjencia.

Në prefekturën Mijakazi tashnë është vërejtur cunami prej 20 centimetrave, ndërsa siç njofton agjencia japoneze, nuk janë konfirmuar parregullsi në punën e centralit bërthamor në prefekturën Ehime. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR