Tërmet i fuqishëm është regjistruar në Afganistanin juglindor
- Tërmet me intensitet prej 6,2 ballë sipas Shkallës së Rihterit sot është regjistruar në pjesën juglindore të Afganistanit.
- Post By Arta Bunjaku
- 21:07, 4 shtator, 2025
Kabul, 4 shtator 2025 (MIA) - Tërmet me intensitet prej 6,2 ballë sipas Shkallës së Rihterit sot është regjistruar në pjesën juglindore të Afganistanit.
Epiqendra e tërmetit ishte në thellësi prej 10 kilometrave.
Më 31 gusht Afganistani lindor u godit nga një tërmet me intensitet prej gjashtë shkallëve, me ç'rast jetën e humbën mbi 2.200 njerëz, ndërsa u lënduar 3.600 të tjerë.
Tërmetet janë dukuri e shpeshtë në Afganistan, poisaçërisht në kurorën malore Hindukush, ku takohen pllaka tektonike indiane me atë euroaziatike. ab/
foto: МIА arkivi