• e diel, 06 tetor 2024

Të shtunën turne falas në Shkup me rastin e Ditës botërore të cicëronëve turistik

Të shtunën turne falas në Shkup me rastin e Ditës botërore të cicëronëve turistik

Shkup, 23 shkup 2024 (MIA) - Me rastin e Ditës botëtore të cicëronëve turistik, Asociacioni i Maqedonisë i Cicëronëve Turistik dhe Shoqëruesve të shtunën do të organizojë turne falas në qytetin e Shkupit.

Turneu do të mbahet në dy termine, në orën 12 dhe 13, me pikënisje përpara shtëpisë përkujtimore të Nënë Terezës.

"Të shtunën ju ftojmë në një shoqërim të këndshëm, e cila do të shënojë ditën e cicëronëve turistik. Të gjithë ata që janë të interesuar dhe dëshirojnë të mësojnë për monumentet kulturore dhe historike të qytetit të Shkupit mund të marrin pjesë", thonë nga Asociacioni i Cicëronëve Turistik.

Njëkohësisht nga Asociacioni njoftuan se do të organizojnë turne falas edhe në Ohër dhe Manastir. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR