Të shtunën 166 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm do të votojnë në Kumanovë
- Të shtunën, më 18 tetor, në Kumanovë do të votojnë 166 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm, informoi sot për MIA-n kryetarja e Komisionit Komunal Zgjedhor, Kristina Cvetkovska.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 15:17, 14 tetor, 2025
Kumanovë, 14 tetor 2025 (MIA) - Të shtunën, më 18 tetor, në Kumanovë do të votojnë 166 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm, informoi sot për MIA-n kryetarja e Komisionit Komunal Zgjedhor, Kristina Cvetkovska.
"Janë paraqitur 199 kërkesa, 33 janë refuzuar, 166 janë pranuar. Përndryshe, në institucionin ndëshkues-përmisues burgu Kshanje do të votojnë 116 persona të dënuar, ndërsa në shtëpinë e pleqve janë paraqitur 58", deklaroi Cvetkovska.
Në Komunën e Likovës, sipas kryetares së KKZ-së së Likovës, janë regjistruar 406 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm, janë refuzuar dy kërkesa dhe një ditë para zgjedhjeve do të votojnë 404 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm.
Kryetari i KKZ-së së Nagoriçanit të Vjetor, Marjan Dailovski, informoi se janë regjistruar 22 persona, 19 persona janë pranuar dhe do të votojnë të shtunën, një ditë para zgjedhjeve.
Foto: MIA