• e diel, 06 tetor 2024

Të rreme alarmet për gjoja mjete të vendosura shpërthyese në shkolla në Shkup

Të rreme alarmet për gjoja mjete të vendosura shpërthyese në shkolla në Shkup
Shkup, 3 shkurt 2023 (MIA) - U konfirmua se bëhet fjalë për alarme të rreme për mjete të vendosura shpërthyese në 10 shkolla në Shkup, informoi sot MPB.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme kumtuan se janë bërë të gjitha kontrollet e nevojshme lidhur me denoncimet e sotme nga dhjetë shkolla në Shkup, pas porosive të marra në adresë elektronike me kërcënim për mjet të vendosur shpërthyes.
"Menjëherë pas denoncimeve të arritura, nga punonjësit policorë janë ndërmarrë masa për evakuim të sigurtë të objekteve, e pastaj janë kryer kontrolle të hollësishme nga ekipe për kontroll antiterrorist dhe u konfirmua se bëhet fjalë për denoncime të rreme", thuhet nëkumtesën e MPB-së. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR