• e premte, 27 dhjetor 2024

Të rinjtë nga Ballkani Perëndimor dhe BE-ja përmes rrjeteve sociale do të prezantojnë mundësitë e partneritetit me BE-në

Të rinjtë nga Ballkani Perëndimor dhe BE-ja përmes rrjeteve sociale do të prezantojnë mundësitë e partneritetit me BE-në

Shkup, 2 maj 2023 (MIA) - Dymbëdhjetë të rinj nga BE-ja dhe Ballkani Perëndimor si pjesë e fushatës 42 ditore  "E bërë nga ne - një udhëtim nëpër BE dhe Ballkanin Perëndimor", do të përpiqen përmes historive të tyre të treguara në rrjetet sociale t'i afrojnë mundësitë të krijuara nga partneriteti BE-Ballkani Perëndimor dhe ndikimin e tyre në jetën e përditshme të njerëzve.

U zgjodhën gjashtë të rinj,  nga një prej secilit vend të Ballkanit Perëndimor, si dhe gjashtë nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian.

Në konferencën për shtyp me rastin e  fillimit të fushatës në vend, në ambientet e Shtëpisë Evropiane në Shkup, u prezantuan dy blogerët e rinj, Elena Vasilevska nga Maqedonia dhe Nik Van Pute nga Belgjika. Ata në suaza të fushatës një javë së bashku do të vizitojnë disa qytete dhe do të njoftohen me projektet e financuara nga BE-ja në vend, ndërsa përshtypjet e tyre co t'i ndajnë në profilet e tyre në Instagram.

Sipas ambasadorit evropian Dejvid Gir, kjo është një nismë e shkëlqyer në të cilën mund të lidhen njerëzit dhe përmes syve të dy blogerëve të rinj të tregojnë se ç'farë ofron ky vend. Ai i këshillon dy blogerët që të përfitojnë nga udhëtimi dhe të mësojnë nga ana e tyre për vendin", përkatësisht për BE-në.

Dona Sërdiq, një ambasadore e re evropiane e angazhuar në fushatë, sqaroi se në thelb kjo është fushata e tretë e organizuar nga BE-ja në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor - Maqedonia e Veriut, Serbi, BeH, Mal të Zi dhe Kosovë. Një nga qëllimet e saj është të rrisë ndërgjegjësimin për vlerat e BE-së, të sigurojë debate publike të informuara për përfitimet nga inkuadrimi në BE, por edhe të tregojë se në cilën mënyrë BE-ja investon në rajon me qëllim që të ketë të ardhme  më të mirë për të gjithë, për atë sa janë të lidhura vendet e Ballkanit Perëndimor me BE-në dhe se fuqia  e njerëzve është ajo që duhet të krijojë mundësi.

"Mesazhi që po përpiqet të ndajë dhe dërgojë kjo fushatë është se Ballkani Perëndimor po rritet, po zhvillohet me investime nga BE-ja, veçanërisht ato të bëra për të rinjtë. Nik dhe Elena këtë javë do të kenë mundësinë të vizitojnë shumë projekte të financuara nga BE-ja në Maqedoninë e Veriut dhe të shohin se çfarë ka ofruar BE-ja për njerëzit, veçanërisht të rinjtë në Maqedoninë e Veriut dhe se si kjo ka ndikuar në jetën e tyre", thotë Sërdiq, duke theksuar se kjo është fushata e parë që lidh të rinjtë nga rajoni dhe BE-ja.

"Për Nikun, i cili me profesion është inxhinier ndërtimi, kjo është vizita e tij e parë në Maqedoninë e Veriut dhe në rajon në përgjithësi. Pasioni i tij është fotografia dhe nga udhëtimi pret të mësojë më shumë për vendin, për kulturën, për bukuritë natyrore dhe tashmë ka mbledhur informata nga rrjetet sociale për vendet që do të vizitojnë.

Elena punon me përmbajtje të mediave sociale dhe ndan pasionin e saj për fotografinë dhe videografinë. Fotografia e filmit është mediumi i saj i preferuar, por për këtë udhëtim ajo thotë se do të përdorë celularin. "Gjithçka do të jetë spontane dhe e menjëhershme, kështu planifikoj ta prezantoj udhëtimin në Instagram dhe webalkans.eu", thotë Elena, e cila nuk e fsheh emocionin e saj për këtë udhëtim.

Gjatë udhëtimit shtatëditor që nis nga Shkupi, të dy do të vizitojnë Manastirin, Ohrin, Strugën, Kërçovën, Parkun Nacional Mavrovë dhe Tetovë, si dhe projekte të financuara nga BE-ja që janë realizuar në ato vende. Në fund të ditës, secili prej tyre do të prezantojë përshtypjet e tij me një përzgjedhje fotografish dhe videosh në profilet e tyre personale në Instagram.

Fushata shfrytëzon instrumente të ndryshëm si ueb portale, mediume sociale, televizion, billborde, ngjarje dhe PR evente. Fushata filloi më 18 prill nga Mali i Zi, ndërsa Maqedonia e Veriut është e treta nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor të cilat do të jenë pjesë e saj.

Gjithçka në lidhje me fushatën, e cila duhet të përfundojë më 30 maj, mund të gjendet në faqen e internetit https://webalkans.eu/en/made-of-us/ ose në profilet Fejsbuk, Tuiter dhe Instagram të WeBalkans.www.balkan.eu . një ueb portal që mund të lexohet në të gjashtë gjuhët e përdorura në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR