• e hënë, 23 dhjetor 2024

Të rinjtë e partive parlamentare e nënshkruan Manifestin studentor të ASU-së në USHCM për arsimim më të mirë

Të rinjtë e partive parlamentare e nënshkruan Manifestin studentor të ASU-së në USHCM për arsimim më të mirë

Shkup, 11 mars 2024 (MIA) - Përfaqësues të të rinjve të gjashtë partive parlamentare sot nënshkruan Manifestin studentor të cilin Asambleja studentore e Universitetit (ASU) E Universitetit të Shkupit e prezantoi të mërkurën. Manifesti është një thirrje në periudhën parazgjedhore për politika të përgjithshme për një të ardhme më të mirë për studentët dhe përmirësimin e arsimit të lartë dhe ndërgjegjësimin e opinionit për problemet me të cilat përballen studentët.

Dokumenti, në të cilin tre synimet kryesore janë arsimi i lartë falas, ndërkombëtarizimi dhe digjitalizimi, është nënshkruar nga përfaqësuesit e rinisë së partive të përfaqësuara në Kuvend të cilët iu përgjigjën ftesës së ASU të USHCM- LSDM, VMRO-DPMNE, LDP, DOM, e Majta dhe Lëvizja Demokratike.

Kryetari i ASU-s të USHCM-së Aleksandar Nikollovski i falënderoi dhe tha se nuk kërkojnë premtim prej tyre sepse, tha, “premtimet janë histori që ne e dimë se si përfundojnë”. Ai pret që partitë të mbështesin këtë dokument që përfaqëson vizionin dhe nevojën e tyre për arsimin e lartë të reformuar dhe se ata që do të fitojnë pushtetin pas zgjedhjeve do të punojnë për ndryshime pozitive në arsim.

"Ju kemi thirrur sepse besojmë se me bashkëpunim dhe përpjekje të përbashkët, kushdo që të vijë nesër në pushtet, nëse e nënshkruajmë këtë dhe angazhohemi të punojmë së bashku - ne në mënyrë aktive dhe ju aktivisht, do të mund të bëjmë një ndryshim pozitiv me çka do t'i mbajmë të rinjtë këtu dhe do t'i motivojmë të përmirësojnë shoqërinë", tha Nikollovski.

Ai theksoi se dokumenti është vazhdimësi e deklaratës së parë për një standard më të mirë të studentëve, e cila është nënshkruar në vitin 2020 në parkun përballë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës nga përfaqësuesit e atëhershëm të partive politike.

"Ky Manifest studentor i referohet vazhdimit të atyre masave, të atyre që fatkeqësisht nuk janë përmbushur nga Qeveria, për të cilat shpresojmë se do të luftojmë për t'i realizuar, shumë më aktivisht, ndryshe nga asamblet e tjera studentore. Por edhe masa të reja që besojmë se janë koha për të nisur si procese më të mëdha për reformat në arsimin e lartë, si arsimi i lartë falas, praktikë që aplikohet në shumicën e vendeve të Ballkanit, ndërkombëtarizimi - për të tërhequr studentë të huaj që do të qëndrojnë këtu për të punuar dhe do të mund të zhvillojnë ekonominë tonë dhe digjitalizimin e plotë në arsimin e lartë, theksoi Nikollovski.

Përveç tre kryesoreve, synimet e Manifestit janë cilësia kundrejt sasisë për shkak të, siç tha, numrit të madh të programeve studentore, numrit të madh të universiteteve dhe fakulteteve, si dhe autonomisë më të madhe të institucioneve të arsimit të lartë në punësimin e stafit dhe menaxhimin e financave.

Manifesti studentor i ASU-s të USHCM është mbështetur nga kuvendet studentore të universiteteve “Shën Klimenti i Ohrit" - Manastir, "Goce Dellçev" - Shtip, "Nënë Tereza" - Shkup, "Shën Apostuli Pal” – Ohër dhe Universiteti i Evropës Juglindore – Tetovë. ls/

Foto: MIA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR